Të fundit

Kosova pranohet në Asociacionin e Sporteve të Doganave Evropiane

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë të ditur se Kosova është pranuar në Asociacionin e Sporteve të Doganave Evropiane.

Ministria ka bërë të ditur se presidenti i këtij asociacioni, Jan Hlinka, përmes njoftimit zyrtar ka informuar dje ambasadën në Bruksel për anëtarësimin e Kosovës në ECSA.

“Kam kënaqësinë e madhe t’ju informoj se në Mbledhjen e Përgjithshme të Asociacionit të Sporteve të Doganave Evropiane, është miratuar aplikacioni i Kosovës për anëtarësim. Jam i kënaqur të mirëpres Doganën e Kosovës në familjen tonë”, është shprehur ai.

ECSA, e cila kryesohet nga Republika Çeke, është organizatë ndërkombëtare që përfaqëson administratat doganore evropiane, dhe këtë vit feston 30-vjetorin e themelimit të saj.

“Me Republikën e Kosovës si anëtaren më të re, ECSA numëron 24 anëtarë: Austri, Belgjikë, Republika Çeke, Qipro, Danimarkë, Finlandë, Francë, Gjermani, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Holandë, Norvegjia, Polonia, Sllovakia, Suedia, DG Taxud, Turqi dhe Mbretëri e Bashkuar.  Qëllimi i ECSA është të forcojë lidhjet midis administratave doganore evropiane duke inkurajuar dhe organizuar aktivitete të përbashkëta sportive, duke promovuar bashkëpunimin sportiv dhe kulturor, si dhe mirëkuptimin e ndërsjellë ndërmjet zyrtarëve doganorë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministria e ka quajtur si shumë të rëndësishëm anëtarësimin në këtë organizatë.

“Anëtarësimi në këtë organizatë është i rëndësishëm për Republikën e Kosovës, pasi zyrtarët e saj doganorë tani e tutje do të marrin pjesë në aktivitetet e këtij asociacioni, bashkë me kolegët e administratave doganore të vendeve të ndryshme evropiane. Aplikimi i Republikës së Kosovës është bërë në muajin shtator 2022, në përvjetorin e 23-të të themelimit të Doganës së Kosovës. Gjersa e veçanta e këtij anëtarësimi është se Dogana e Kosovës është e para administratë doganore nga Ballkani Perëndimor që bëhet anëtare në ECSA, si anëtare me të drejta dhe obligime të barabarta në mesin e administratave doganore evropiane”, thuhet tutje në njoftim.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci