Të fundit

Menaxheri i VIP-ave zbulon “anët e errëta” të Mozzik dhe Era Istrefit

Menaxheri i VIP-ave Xhani Demika së fundmi ka qenë i ftuar në “Glamour Zone” ku ka treguar detaje nga më të ndryshmet.

Ai ka folur për artistët shqiptarë. Mes të tjerash ai ka zbuluar anët e errëta të disa prej tyre.

Xhani evidentoi “cilësitë negative” të Gramoz Aliut ose i njohur si Mozzik dhe Era Istrefit.

Për reperin, menaxheri u shpreh me rezerva duke treguar se vonohet shumë.

“Mozzik kishte një bashkëpunim me një mikun tim. Unë isha ndërmjetësi, që i lidha kontaktin. Mbaj mend që Mozzik e ka lënë atë djalin 8 orë në pritje”- tha Xhani Demika.

Gjatë intervistës Xhani foli edhe për Era Istrefin për të cilën u shpreh me tone më të ashpra. Menaxheri madje nuk u kursye as kur e etiketoi si këngëtaren më mendjemadhe.

Moderatorja: Cila është artistja më mendjemadhe e showbiz-it shqiptar?

Xhani Demika: Era Istrefi. Edhe kur kam rastisur në koncerte, ka qenë shumë e ftohtë, dhe më është dukur mendjemadhësi. Mbaj mend në koncertin e fundit që rastisëm, ajo ka qenë e tërhequr nga të gjithë njerëzit.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci