Të fundit

Qeqa Krelani rrëfen momentin e trishtë: Babai vdiq në duart e mia

Gazetarja nga Kosova, Qeqa Krelani ka folur së fundmi në një intervistë për babanë e saj të ndjerë.

Në një intervistë për “Jeto me orën”, gazetarja tregoi se babai i saj kishte vdekur në krahët e saj ndërsa shtoi se nuk ishte gjallë për të parë sukseset e saj dhe të motrës, Flaka Krelanit.

“Babi ka vuajtur shumë si person se i kanë vdekur motrat dhe vëllezërit shumë të rinj. Edhe prindërit, dhe ai ka vuajtur gjithmonë. Jeta ka shumë padrejtësi dhe nuk e kuptoj. Babi vdiq shumë i ri nga një sulm në zemër dhe ka qenë e rëndë sepse ka vdekur në duart e mia. Unë kam qenë shumë e vogël.

Kam qenë 15, 16 vjeçare dhe ndaj nuk i besoj jetës sepse mendoj se gjithçka kryhet për 5 minuta sepse ai ndërroi jetë në duart e mia për 5 minuta. Prandaj nuk i besoj jetës se njerëzit që i kam dashur më së shumti në jetë ose kanë ikur nga kjo jetë ose kanë ikur nga ky vend.

Babi iku nga kjo jetë ndërsa Flaka nga ky vend. Çdo 5 minuta mendoj se mund të ndryshojë diçka. Më vjen shumë keq që nuk ka jetuar për të shijuar suksesin tim dhe suksesin e Flakës.”, tha ajo.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci