Të fundit

Smith deklarohet pas dorëheqjes nga Specialja

Jack Smith është deklaruar pas dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit në Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilën e mbante që nga maji i vitit 2018.

Smith që tashmë është emëruar si Këshilltar Special për t’i hetuar dy procese që njëri lidhet me ish-presidentin amerikan, Donald Trump, thotë se do t’i kryej hetimet sipas traditave më të mira të Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

“Unë synoj të kryej hetimet e caktuara dhe çdo ndjekje penale që mund të rezultojë prej tyre në mënyrë të pavarur dhe sipas traditave më të mira të Departamentit të Drejtësisë. Ritmi i hetimeve nuk do të ndalojë nën vëzhgimin tim. Unë do të ushtroj gjykim të pavarur dhe do ta çoj hetimin përpara me shpejtësi dhe tërësisht për çfarëdo rezultati që dikton ligji”, është deklaruar Smith.

Ushtrues detyre i Prokurorit të Specializuar në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), pas dorëheqjes së Smith është zgjedhu Alex Whiting.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci