Të fundit

Zëdhënësi i PDK-së: Krasniqi po vazhdon takimet në ShBA, do do s’kanë mujt me shku atje

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi po vazhdon ende takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai ka ironizuar edhe me Qeverinë e Kosovës, duke përmendur shtyrjen e vizitave të disa ministrave.

“Do do të Qeverisë Kurti s’kanë mujt me shku atje, në të vërtetë nuk u është leju të shkojnë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, Krasniqi po vazhdon vizitën e tij në ShBA, ku e ka takuar edhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përveç tij, edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku po zhvillon një vizitë në ShBA, ku ka mbajtur takime në DASh, Kongres e Pentagon.

Mesazhi qendror i dy kryeopozitarëve nga këto vizita, ishte nevoja për bashkërëndim të hapave të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, dhe Shteteve të Bashkuara.

Sipas tyre, Qeveria Kurti nuk duhet të rrezikojë marrëdhëniet me ShBA-në, të cilën e cilësuan aleat strategjikë të Kosovës.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci