Të fundit

​Krasniqi pritet në Këshillin Atlantik, flet për synimet integruese të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi vizitën zyrtare në Washington DC e ka përfunduar me një takim në selinë e Këshillit Atlantik.

Krasniqi është pritur nga drejtori i Qendrës Evropiane, Jorn Fleck dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Atlantik.

“Si një ndër organizatat amerikane më me ndikim në fushën e çështjeve ndërkombëtare, Këshilli Atlantik është i përkushtuar në formësimin e një të ardhmeje më prosperuese dhe më të sigurt globale. Në këtë kontekst, me Drejtorin e Qendrës Evropiane, Jörn Fleck, dhe zyrtarë të tjerë të Këshillit Atlantik, kishim një diskutim të hapur dhe përmbajtësor lidhur me sfidat politike, ekonomike dhe ato të sigurisë, nëpër të cilat po kalon vendi dhe rajoni ynë”, është shprehur lideri i PDK-së.

Në këtë takim, Kransniqi shprehu qëndrimin dhe synimin e paalternativë të popullit të Kosovës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, NATO dhe OKB.

“Së bashku me miqtë tanë në SHBA, nëpërmjet bashkëpunimit dhe ideve të përbashkëta, ne do të angazhohemi për hartimin e strategjive të mirëfillta politike në kuadër të vizionit tonë për të ndërtuar një vend më të lirë, më të sigurt dhe më prosperues!”, tha ai.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci