Të fundit

Sveçla nga Jarinja: Angazhimi institucional për sundim të ligjit mbetet prioritet

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se angazhimi i pakursyer institucional dhe siguria për sundim të ligjit në të gjithë territorin vazhdojnë të mbesin prioritetet e këtij dikasteri, gjatë vizitës që i ka bërë pikave kufitare në Jarinjë dhe Bërnjakë të shtunën.

Sveçla përmes Facebookut ka njoftuar se ishte për vizitë edhe në stacionet e policisë kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

Ai ka theksuar se angazhimet e tyre do të jenë për të garantuar sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend.

“Nga kjo vizitë pash motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policor të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ministri i Brendshëm ka shpeshtuar vizitat në këto pika kufitare, pas tensioneve të fundit në veri për çështjen e targave.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci