Të fundit

“Lufta në Ukrainë do të përfundojë deri në fund të pranverës”

Lufta në Ukrainë do të përfundojë deri në fund të pranverës. Këtë e parashikoi zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Volodymyr Gavrilov, në një intervistë për Sky News.

“Ne mund të hyjmë në Krime deri në fund të dhjetorit. Ndjenja ime është se deri në fund të pranverës kjo luftë do të përfundojë” tha Gavrilov.

Gjenerali në pension tha se kombi i tij nuk do të ndalojë kurrë së luftuari deri në fitore. As “një kërcënim për sulm bërthamor nuk do të na pengojë të vazhdojmë luftën tonë”, siguroi ai.

Ai se besonte se probabiliteti i një sulmi atomik nga Rusia ishte i ulët.

Sa i përket perspektivës për bisedimet e paqes me Kremlinin, Havrylov tha se ato do të ndodhin vetëm pasi trupat ruse të jenë gati të largohen nga çdo pëllëmbë e Ukrainës, duke përfshirë gadishullin e Krimesë që presidenti Vladimir Putin pushtoi në vitin 2014 dhe në pjesën lindore të Ukrainës janë mbajtur nga separatistët e mbështetur nga Rusia për tetë vitet e fundit.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci