Të fundit

Policia ndalon furgonin me mallra kontrabandë të vlerës 14 mijë euro

Policia e Kosovës ka parandaluar një rast kontrabande me mallra në Mitrovicë.

Policia ka gjetur në një furgon 1040 pako me gjëra ushqimore me vlerë rreth 14,000 euro që dyshohen të kontrabanduara.

“Sot, rreth orës 13:30, gjatë patrullimit dhe vëzhgimit të terrenit në Mitrovicë, është pikasur një automjet transportues (furgon) me targa vendore me të cilin dyshohej se po kryhej kontrabandë me mallra. Policia ka arritur ta ndaloj automjetin të cilin e drejtonte një mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit, të ngarkuar në automjet janë gjetur 1040 pako me gjëra ushqimore më vlerë rreth 14.000 euro”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia ka njoftuar se po vazhdon aktivitetet e shtuara për luftimin e kriminalitetit, “me theks të veçantë kontrabandës në pjesën veriore të vendit, janë shtuar aktivitetet policore dhe institucioneve tjera përgjegjëse”.

Rasti është adresuar te Dogana e Kosovës që të trajtohet më tej.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci