Të fundit

Bora mbulon shumë pjesë të SHBA-së, shkakton edhe viktima

Reshjet e mëdha të borës në pjesën veriore dhe perëndimore të New Yorkut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbyllen rrugët e të anulohen edhe fluturimet për në fundjavë para festës së Falënderimeve.

Situata e krijuar shkaktoi edhe viktima. Dy qytetarë në zonën Buffalo vdiqën pas komplikimeve kardiake që pësuan si pasojë e përpjekjeve për të pastruar terrenin, raporton Klan Kosova.

Autoritetet kërkuan nga banorët që të qëndrojnë brenda, vetëm në qoftë se kanë ndonjë punë emergjente për të dalë jashtë.

Meteorologët njoftuan se një ngjarje e tillë në këtë rajon ka potencial të jetë historike, pasi që reshjet janë normale vetëm gjatë muajve të dimrit.

Bora atje nuk parashihet të ndalet përgjatë javës së ardhshme.

 

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci