Të fundit

Opozita: Qeveria po ndërhynë në punën e KPK-së me uljen e buxhetit

Ulja e buxhetit të Këshillit Prokurorial në Projektligjin, i cili pritet të votohen në Kuvend, nga opozita po konsiderohet ndërhyrje nga ana e Qeverisë.

Besnik Tahiri, deputet i AAK-së ka thënë se zvogëlimi i buxhetit për KPK-në tregon se drejtësia nuk është prioritet.

“Drejtpërdrejt është ndikim politik. Zvogëlimi i buxhetit nënkupton zvogëlimin e mjeteve të punës për prokurorët dhe për prokurorinë në përgjithësi”, ka deklaruar Tahiri.

“Pra me thanë pak ma troç, në reformën e drejtësisë dhe në sektorin e sundimit te ligjit me cungimin e buxhetit dhe me dhënien e ulët të buxhetit, realisht, nuk është prioritet reforma në drejtësi”, ka shtuar ai.

Kurse, Blerta Deliu deputete nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë se ende nuk kanë marrë ndonjë shpjegim se pse iu është ulur buxheti KPK-së.

“Po ne do ta diskutojmë buxhetin bashkë më ministren në seancë plenare, nuk kam degju ende një shpjegim ose sqarim ose më mirë të them qartësim të ministrisë së Drejtësisë se cilat kanë qenë arsyet për ulje të buxhetit mbi një milion euro për Këshillin Prokurorial”, ka thënë Deliu duke thënë se do të diskutojnë mbi arsyeshmerinë e këtij vendimi, raporton Betimi për Drejtësi.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci