Të fundit

Aksidentohen dy vetura në Fushë-Kosovë, tre të lënduar

Dy vetura janë përfshirë në një aksident mbrëmjen e së shtunës në Fushë-Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.

Tre persona janë lënduar nga aksidenti dhe të njëjtit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor ndërkohë që “njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”.

“Rreth orës 19:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndëkohë që njësiti rajonal i trafikut po merret me rastin”, konfirmoi Flora Ahmeti.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci