Të fundit

Vuçiq përmend Kurtin para takimit: Ai në Berlin tha se nuk ka asociacion

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se sa i përket dialogut “nuk ka dyshim se situata është më e vështirë se në 10 vitet e fundit”.

“Ne bëmë marrëveshje të rëndësishme për diplomat dhe kartat e identitetit dhe dukej se kjo do të ishte një shtysë për të çuar përpara bisedimet tona”, tha ai, mëngjesin e sotëm për TV Prva, transmeton Paparaci.

Madje, ai shtoi se në Procesin e Berlinit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, “për të njëqindtën herë, por më pas në vendin ndoshta më të rëndësishëm në Evropë, tha se nuk do të formonte Asociacionin”.

“Kjo do të thotë se Marrëveshja e Brukselit për të vlen vetëm në pjesën që i pëlqen. Ai shpalli fazat e targave, e fundit nga të cilat ishte konfiskimi i automjeteve, ndërsa mesazhi i tretë ishte për shkarkimin e Nenad Gjuriqit, komandantit për veriun”, shtoi Vuçiq.

Sipas tij, Kurti nuk ka të drejtë ta zëvendësojë dhe as nuk e vë në dyshim emërimin e tij.

“Atëherë serbët e kuptuan se nuk kishte marrëveshje me atë njeri”, u shpreh ai, ndërsa deklaroi se do të shkojë në Bruksel që të mos kenë arsye të mjaftueshme për të akuzuar Serbinë se nuk dëshiron të bisedojë.

Të hënën në mëngjes do të mbahet takimi i radhës mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel.

Arsyeja e këtij takimi është që të gjendet një zgjidhje sa i përket vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa.

Video nga Paradoks

"Në VV s'mundesh me pasë mendim privat": Valon Syla flet edhe për 'përzierjen' e fesë në politikë - "Ibrahim Rugova i ka fitu 68% me fotografi të Nënës Terezë e Papa Gjon Palit"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci