Të fundit

Ukraina po përballet me ‘katastrofë humanitare’, thotë OBSh-ja

Drejtori rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për Evropën, Hans Kluge, ka paralajmëruar se Ukraina po përballet me një “katastrofë humanitare” pas goditjeve të Rusisë në infrastrukturën e këtij vendi.

“Spitalet nuk mund të funksionojnë pa energji, njësitë e maternitetit kanë nevojë për inkubatorë, depot e vaksinave kanë nevojë për frigoriferë, kirurgjia gjithashtu ka nevojë për energji elektrike dhe ajo që ne shohim është se rreth 50% e infrastrukturës civile të energjisë po shkatërrohet”, tha ai për BBC, duke shtuar se situata mund të përkeqësohen me temperaturat që pritet të bien deri në minus 20 gradë celsius.

Duke folur nga Dnipro, ku kishte vizituar qendrat psikiatrike, ai theksoi gjithashtu çështjen e shëndetit mendor si prioritet dhe zbuloi se kishte dëgjuar histori të dhunës seksuale ose përdhunimeve nga ata në zonat e çliruara së fundmi.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci