Të fundit

Skandaloze: Afrim Tovërlani fyen në baza racore në televizion nacional

Japonia ka shënuar dje (e mërkure) fitore senzacionale ndaj ish-kampionit të botës, Gjermanisë në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ndeshja e grupit E që u zhvillua në “Khalifa International Stadium” i takoi kombëtares japoneze me rezultat 1:2.

Këtë ndeshje e ka komentuar edhe trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani, shkruan Front Online.

Por, te deklarata e “Tokit” vëmendja mori edhe shprehja e tij raciste ndaj futbollistit të Gjermanisë, Antonio Rudiger.

Tovërlani mes tjerash e ka quajtur Rudigerin “futbollist me ngjyrë qymyri”.

“Kjo është katastrofë. Dhe me të tregu drejt, aq shumë më ka irrituar sot ai Rudigeri, ai futbollisti me ngjyrë qymyri derisa ishin në avantazh 1:0…”, tha Tovërlani mes tjerash në RTV Dukagjini.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci