Të fundit

Vuçiq: Nuk na nevojiten as SHBA as BE nëse ata vendosin për ne

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se Serbia është vend i lirë dhe i pavarur, i cili merr vendimet e veta, edhe ato se nga kush to të blejë armë, në mënyrë që të mbrohet, sepse nuk dëshiron të varet nga askush, raporton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

I pyetur se si i shikon kritikat e BE dhe SHBA se Serbia po blen armë nga Kina dhe Rusia, Vuçiq u përgjigj se “Serbia është një vend i pavarur, i cili furnizohet aq sa mendon se është e nevojshme, në mënyrë që të parandalojë çdo agresion të mundshëm kundër saj”, e që është, siç thotë ai, “sjellja e një vendi sovran”. transmeton Paparaci.com.

“Nëse mendoni se SHBA dhe BE duhet të vendosin se sa armë duhet të kemi, le ta shfuqizojmë shtetin. Përse na nevojitet shteti, nëse dikush tjetër do të vendosë se sa armë, energji, apo ujë kemi nevojë”, ka deklaruar Vuçiq, transmeton Paparaci.com.

Ai shtoi se sot, S”erbia nuk do të kishte gazsjellës, sikur ai të dëgjonte të tjerët, e jo qytetarët e tij”.

“Dhe atëherë ju do të kishit thënë se është faji im që dhomat janë të ftohta. Dhe ju do të keni dhoma të ngrohta, sepse unë dëgjova njerëzit e mi. Politika ime nuk është të dëgjoj të tjerët, dhe ky është një simbol i pavarësisë politik”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka pretenduar se “Serbia është në rrugën e BE-së, por se ajo dëshiron të bashkëpunojë me të gjithë, të vendos në mënyrë të pavarur, e jo nën presion në kudo qoftë”, dhe për çka, siç thotë ai, “është krenar”./Paparaci.com.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci