Të fundit

Portugalia e nis me fitore Kampionatin Botëror

Portugalia e ka nisur në mënyrën më të mirë Kampionatin Botëror pasi shënoi fitore me rezultat 3:2 ndaj Ganës.

Ndonëse pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, gjithsej pesë gola u shënuan në të dytën.

Cristiano Ronaldo zhbllokoi rezultatin pasi shënoi nga penalltia në minutën e 65-të. Ky ishte goli i tij i tetë në Kampionat Botëror, ndërsa arriti të bëhet futbollisti i vetëm që shënon në pesë turneu të zhvilluar.

Andre Ayew arriti ta barazonte rezultatin për Ganën në minutën e 73-të, por portugezët u rikthyen me dy gola të shpejtë.

Fillimisht shënoi Joao Felix e pas tij edhe Rafael Leao.

Gana tentoi përsëri të rikthehej në lojë duke ngushtuar epërsinë e Portugalisë me golin e Osman Bukari por nuk arriti të bënte më shumë.

Portugalia e Gana ndodhen në Grupin H së bashku me Uruguai dhe Koren e Jugut, ku vendin e parë e mban Portugalia.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci