Të fundit

Fjalimi i Ronaldos zgjati vetëm 132 sekonda, u acarua nga pyetja dhe u largua nga salla

Pas ndeshjes kundër Ganës në xhiron e parë të fazës së grupeve të Kupës së Botës, futbollisti portugez Cristiano Ronaldo foli në një konferencë për shtyp që zgjati pak më shumë se dy minuta dhe mediat evropiane raportuan se atij iu desh vetëm dy minuta për ta përfunduar konferencën.

Ronaldo u shpall lojtari i ndeshjes pas triumfit 3:2 të Portugalisë dhe mediat evropiane raportuan se paraqitja e tij në konferencën për shtyp zgjati 132 sekonda dhe se ai filloi të tundte kokën pasi dëgjoi një pyetje për Manchester United.

“Është e rëndësishme që fituam. Ne fituam ndeshjen e parë, dua të ndihmoj ekipin tim dhe ky ishte një moment i mrekullueshëm, kampionati im i pestë botëror. Fitorja është shumë e rëndësishme për ne dhe ne e dimë se sa e rëndësishme është hapja e këtyre garave. Unë jam gjithashtu krenar për rekordin sepse u bëra lojtari i vetëm që shënoi në pesë Kupa Bote”, tha Ronaldo.

https://www.youtube.com/watch?v=sIXasAeGVjA

Pas kësaj, thuajse siç pritej, atij iu drejtua një pyetje për Manchester United dhe pasi u përgjigj shkurt u largua nga salla ku u mbajt konferenca për shtyp.

“Ky kapitull është mbyllur këtë javë. Kjo histori ka mbaruar dhe unë dua një fillim të ri”, tha Ronaldo, i cili nuk ishte i lumtur pasi dëgjoi pyetjen për ish-klubin e tij tani.

Ronaldo ndërpreu kontratën me Manchester United në fillim të kësaj jave pasi kritikoi ashpër ekipin nga Old Trafford para Botërorit në Katar.

Përveç kësaj, ai shtoi se nuk ka respekt për menaxherin Erik ten Haag.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci