Të fundit

Ngjarja e tmerrshme: Dorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen e gruas së tij

Një burrë dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij të premten në mëngjes në Prishtinë.

Dyshimet e para janë se krimi ka ndodhur brenda familjes, ku një person ka privuar nga jeta gruan e tij.

Policia ka konfirmuar rastin.

Organet e rendit kanë thënë se tani ekipet e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe se “për detaje do të njoftoheni me kohë”.

Njoftimi i policisë:

Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë

Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë.

Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar:

I. G, mashkull 70 vjeç.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci