Të fundit

Vrasja në Prishtinë, identifikohet i dyshuari për krimin ndaj gruas së tij

Izet Godeni, 70-vjeçar, është i dyshuari për rastin e vrasjes së bashkëshortes së tij 63-vjeçare në Prishtinë të premten.

Siç shkruan portali Sinjali, i dyshuari Izet Godeni është dorëzuar në Stacionin e Policisë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka thënë se rasti është cilësuar si “vrasje e rëndë”.

“Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit”, ka thënë sot Policia e Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci