Të fundit

Caktohet data e zgjedhjeve për asamble në Zveçan e Leposaviq 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar 25 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe të Leposaviqit. 

Data për zgjedhje nga Presidentja Osmani u caktua pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve. 

Osmani ka ftuar subjektet politike që të bëjnë fushatë të qetë dhe të mos ketë tensione. 

Zgjedhjet në këto Komuna do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të Kuvendeve Komunale dhe shpërndarjes së tyre me 18 nëntor nga Qeveria e Republikës së Kosovës. 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci