Të fundit

Mediat serbe: Të shtëna në kufi, luftime me pushkë automatike

Një skenë shqetësuese është regjistruar mbrëmë në vendkalimin kufitar në mes Serbisë dhe Hungarisë, Horgosh.

Në rrjetet sociale janë shfaqur disa video në të cilat dëgjohen të shtëna armësh dhe shihet një grup të rinjsh të armatosur duke ecur nëpër rrugët e këtij vendbanimi afër kufirit me Hungarinë, raportojnë mediat serbe, transmeton Paparaci.

Në video shihet një grup prej rreth 15 të rinjsh si vrapojnë në rrugë dhe gjatë gjithë kohës qëllojnë në një grup tjetër që vraponte në rrugë. Mund të shihen edhe disa banorë vendas përpara një dyqani, të cilët nga tronditja nuk dinë se në cilën anë të shkojnë.

Aty shihen qartë disa të rinj me kapuç duke ecur nëpër rrugë me automatikë në duar?!

Grupi ndalon për një moment dhe pas një marrëveshjeje të shkurtër vazhdon tutje. Disa prej tyre mbajnë qese në duar, raportojnë mediat lokale.

Regjistrimi është bërë mbrëmë pak para orës 18:00.

Për momentin nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse ka të lënduar gjatë të shtënave./Paparaci

https://twitter.com/i/status/1595884141115019265

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci