Të fundit

Buxheti i miratuar nga kuvendi, AAK-ja kërcënon me ankesë në Kushtetuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese ndaj Projektligjit për Buxhetin e vitit 2023.

Në një konferencë për media të premten, kryetarë të komunave të udhëhequra nga AAK-ja kanë akuzuar Qeverinë e Kosovës për ndërhyrje në autonominë dhe kompetencat e komunave.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj tha se Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm ka bërë cenimin e autonomisë financiare të komunave të Kosovës, duke cekur se ky cenim është bërë në nenin 6.

“Në nenin 6 paragrafin e nëntë, ku realisht komunave u cenohet autonomia në menaxhimi i buxhetit, sidomos tek të hyrat e bartura”, u shpreh Ramosaj, duke shtuar se ky nen është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Ai tha se komuna funksionon në bazë të kompetencave ekskluzive vetanake, që janë të përcaktuara në Kushtetutë, me Ligjin për vetëqeverisje lokale, Ligjin për menaxhimin e financave publike lokale dhe me Ligjin për menaxhimin e financave shtetërore.

“Në këtë rast, në këtë paragraf është cenuar diçka që komunave iu jepet edhe ligj edhe me Kushtetutë, që janë taksat që i marrin nga qytetarët, me i orientu për punë kapitale dhe për pagesën e borxheve, kontratave dhe detyrimeve që komunat kanë në këtë rast”, tha Ramosaj.

Ramosaj është shprehur se e konsideron këtë nen të kontrabanduar dhe të futur tinëzisht në Projektligjin për Buxhetin e vitit 2023

Ai i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Financave dhe institucioneve tjera që të kenë kujdës dhe të mos cenojnë autonominë dhe kompetencat e komunave sepse do të ishte shumë e kushtueshme për projektet që kanë komunat.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci