Të fundit

Arbana zbulon kur do nisë Big Brother VIP dhe personazhet: Janë më të njohur se ata vjet

E ftuar sot në “Wake up”, Arbana Osmani ka zbuluar se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë brenda këtij viti. Moderatorja tregoi edhe se personazhet që janë pjesë e kastit do të jenë edhe më të njohur se ata vitin e kaluar.

“Do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre”, u shpreh Arbana.

Ajo tha se edicioni i parë i “Big Brother VIP”, u pëlqye shumë nga publiku sepse u pëlqenin personazhet dhe jo skandalet, mirëpo ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka personazhe më aktiv dhe me karriera më të gjata.

“Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, tha Arbana.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci