Të fundit

Çeku reagon pas provokimit të serbëve në Katar: Mesazhe gjenocidale

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar pasi në zhveshtoren e Serbisë në Katar, të enjten është shfaqur një flamur me hartën e Kosovës në të dhe mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Çeku e ka quajtur të turpshëm veprimin e Serbisë, ndërsa ka kërkuar reagimin e FIFA-s.

“Pamje të turpshme nga zhveshtorja e Serbisë, duke shfaqur mesazhe urrejtjeje, ksenofobie dhe gjenocidale ndaj Kosovës, teksa shfrytëzojnë platformën e Kupës Botërore. Presim veprime konkrete nga FIFA duke marrë parasysh se FFK-ja është anëtar i plotë i FIFA-s dhe UEFA-s”, ka shkruar ai në Twitter.

Ndërkohë, Federata e Futbollit të Kosovës, të premten ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin, siç e ka quajtur ajo, agresiv, të Serbisë në ndeshjen e parë të Kupës së Botës.

Provokime të serbëve janë bërë edhe jashtë ambienteve të mbyllura të stadiumit ku u luaj loja.

Tifozët serbë kanë mbajtur një flamur të tillë me hartën e Kosovës dhe mbishkrimin e njëjtë.

Megjithatë, përgjigjen për provokim e morën në fushë nga Brazili i cili shënoi dy gola kundër ekipit serb.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci