Të fundit

Rita Ora në pullat postare të Kosovës

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës.

Siç njofton Posta e Kosovës, pulla me imazhin e Rita Orës do të lëshohet në qarkullim postar më 26 nëntor 2022, në ditëlindjen e artistes shqiptare dhe britanike.

PRISHTINË (AA) – Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, është bërë pjesë e thesarit të pullave postare të Filatelisë së Postës së Kosovës. ( Posta e Kosovës – Anadolu Agency )

Gjatë karrierës së saj të bujshme, këngëtarja me prejardhje nga qyteti i Pejës, Rita Ora, u shpërblye dhe nderua me çmime prestigjioze në arenën ndërkombëtare si dhe në Kosovë dhe në Shqipëri.

Ajo e bart titullin Ambasadore Nderi e shtetit të Kosovës që nga viti 2015, derisa me diplomacinë e saj kulturore vazhdon të kontribuojë për imazhin e të gjithë shqiptarëve, duke shfrytëzuar çdo rast që përmes famës së vet të promovojë vendin e saj të lindjes, Kosovën, si dhe tërë kombin shqiptar.

Filatelia e Postës së Kosovës, përgjatë mbi 20 viteve ka nderuar dhe promovuar për mbi 20 vite personalitete të shquara të kulturës shqiptare.

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci