Të fundit

Edi Rama rizgjidhet zv/president i Internacionales Socialiste

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, është rizgjedhur për një mandat të tretë si zv.President i Internacionales Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri e dha lajmin përmes një postimi në rrjete sociale.

“Kryeministri, njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama rizgjidhet për një mandat tjetër zv.President i Internacionales Socialiste. Më herët Kongresi XXVI i Internacionales Socialiste votëbesoi në detyrën e Presidentit kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez që mori vlerësimin edhe nga Partia Socialiste e Shqipërisë si pjesë e familjes së madhe të socialistëve dhe progresistëve të botës”, shkruan Gjiknuri.

Mandatin e parë e mori në vitin 2013, ndërsa të dytin në vitin 2017.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci