Të fundit

Mister në rrugën Berat-Lushnjë, shoferi dhe pasagjeri zhduken pas aksidentit

Një makinë tip Mercedez Benz është përplasur mbrëmjen e së shtunës me trafikandarësen në rrugën nacionale Berat- Lushnjë, në “Rotondon e Moravës”.

Si pasojë e përplasjes së fortë mjeti është shkatërruar. Por, diçka misterioze ka ndodhur pas aksidenti.

Abc mëson se pas përplasjes mjeti është braktisur në rrugë dhe nuk dihen ende shkaqet apo se kush ka qenë në drejtimin e tij.

Burimet policore bëjnë me dije se pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, mjeti u gjet i braktisur dhe me dyer të hapura.

Policia ka rrethuar menjëherë perimetrin dhe po punon për identifikimin e shoferit, ndërkohë që një grup ekspertësh është duke ekzaminuar mjetin nga brenda pasi nuk mund të shpjegohet braktisja e mjetit pas përplasjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti rezulton i marrë me qira në qytetin e Durrësit, por ende nuk dihet identiteti i shoferit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se pas përplasjes, nga mjeti kanë dalë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë larguar me vrap nga vendngjarja.

Nuk dihen ende arsyet e largimit të dy shtetasve nga mjeti. Ndërkohë që nga Spitali Rajonal Berat konfirmohet se nuk ka mbërritur asnjë i plagosur apo i lënduar.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci