Të fundit

Konjufca kërkon mbështetje nga Shqipëria: Serbia na lufton nga brenda e jashtë

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca, në fjalën e tij në mbledhjen e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë, e cilësoi 28 Nëntorin si ditën më të rëndësishme të kombit shqiptar, që ‘mban brenda ëndrrën për liri’.

Teksa përmendi rrezikun që Kosovës si shtet po i vjen nga Serbia, siç tha ai në rrugë diplomatike dhe me financimin e grupeve kriminale, Konjufca theksoi se mbështetja e Shqipërisë është thelbësore për të mbrojtur interesat e kombit

“Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë, duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si shkak i luftës së Rusisë në Ukrainë që synon NATO-n dhe BE-në. I vetmi shtet ne mes të Evropës i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë, që nga diplomacia deri te financimi i grupeve kriminale. Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë”, tha Konjufca.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci