Të fundit

Spiropali: Absurde se si Kosova vazhdon të jetë e izoluar

Ministraj e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin në Shqipëri, Elisa Spiropali deklaroi se Shqipëria është avokate e Kosovës për daljen e saj nga izolimi i vizave.

“Kjo qeveri dhe kryeministri i saj janë optimist për fatin e Shqipërisë. Jemi optimistë dhe atëherë kur gurët e fatit rrokullisen sipër nesh, siç ndodhi me tërmetin e 26 nëntorit apo pandeminë. Ne shpresuam, punuam dhe po ia dalim t’i përballim këto sfida. Dje gjatë ditëve të tmerrshme të tërmetit ndihma e parë erdhi nga Kosova. vaksinat e Shqipërisë ishin oferta e parë”, tha ajo gjatë mbledhjes së përbashkët të kuvendeve Kosovë-Shqipëri.

Sipas saj, Shqipëria ka insistuar dhe insiston që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmat për paqe.

“Shqipëria është një nga vendet që e ka njohur izolimin, ndaj është një nga avokatet e Kosovës. Është absurde se si vazhdon të qëndrojë e izoluar në regjimin e vizave”, tha ajo.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci