Të fundit

Tahiri: Krerët e UÇK-së janë heronj të gjallë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se e ardhmja jonë është e bashkuar, bashkim në zhvillim, bashkim në progres, bashkim me zemër, bashkim me vlerat tona të përbashkëta euro-perëndimore e të afërt me njëri-tjetrin.

Ai në Kuvendin e Shqipërisë tha se duhet të jemi të hapur ndaj fqinjëve, si dhe të kemi një aleancë e përhershme me ShBA-të e të integruar në NATO.

“Kjo është rruga jonë, kjo është e ardhmja jonë, ky është misioni ynë, ky është qëllimi ynë i përbashkët. Historia jonë ka tregime lavdie dhe sakrifice”, tha ai në mbledhjen e përbashkët mes Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai theksoi se krerët e UÇK-së janë heronj të gjallë dhe po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci