Të fundit

Kurti flet për daljen publike të UÇK-së, asnjë fjalë për udhëheqësit në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij para deputetëve të Kosovës dhe Shqipërisë, në mbledhjen e përbashkët mes dy vendeve, mes tjerash, foli për daljen e parë publike të UÇK-së.

Ai tha se sot është 25-vjetori i daljes së kësaj ushtrie në publik, megjithëse nuk foli edhe për krerët e UÇK-së në Hagë, raporton Paparaci.

Teksa foli për ish-deputetët Rexhep Selimi e Daut Haradinaj që shënjuan daljen e UÇK-së në Llaushë të Skenderajt, shefi i qeverisë kosovare në fjalimin e tij nuk hasi ndonjë fjalë që për qëllim ka përmendjen e luftës dhe heroizmin e krerëve të tjerë që po vazhdojnë të mbahen në burgun e Hagës.

Për dallim nga ai, deputetë të tjerë si nga Kosova dhe Shqipëria, pikasën krerët e UÇK-së duke thënë se ata po mbahen padrejtësisht në Hagë me akuza të pabaza.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci