Të fundit

Kejvina Kthjella sqaron të vërtetën e sherrit me Einxhel Shkirën

Rreth tre vite më parë, një shërr i bujshëm ndodhi mes Einxhel Shkirës Kejvina Kthjellës dhe Orjola Marashin.

Gjithë historia dyshohej se nisi pas fitores së Kejvinës në “Dance With Me”. Pasi modelja rrëmbeu kupën e spektaklit, Einxhel ka lëshoi disa thumbime ironizuese kundrejt saj.

Asokohe u zbulua se dy modelet ishin zënë keq me moderatoren aq sa sherri degradoi dhe në përleshje fizike dhe thuhej se ngjarja ndodhi pranë shtëpisë së kësaj të fundit.

Më tej  Einxhel bëri një denoncim në Postën e Policisë në Farkë dhe çështja u shqyrtua nga organet përkatëse.

Mirëpo së fundmi, Kejvina është pyetur se si qëndron e vërteta e sherrit të bujshëm ku hodhi poshtë të gjitha spekulimet se debati nisi për një djalë. Modelja u shpreh se nuk ka asgjë me moderatoren dhe theksoi se e ka harruar si ngjarje.

“Nuk është se ka qënë ndonjë gjë. Troç fare një budallallik, asgjë me rëndësi. Nuk ka lidhje fare me çfarë është përfolur në lidhje me meshkujt. Këtë gjë unë e kam shprehur edhe më përpara. Na ka ndodhur të gjithëve që në një moment kemi dashur t’i shkëpusim marrëdhëniet, por unë e kam harruar besoj edhe Einxheli”- tregoi ajo.

Më tej ajo u pyet gjithashtu nëse do të ishte e gatshme t’i rregullonte sërish marrëdhëniet me Einxhel nëse ajo do ia kërkonte:

“Po, nuk e kam problem fare, unë e kam harruar atë gjë, besoj se dhe Einxhel. Ajo po shijon jetën e saj dhe më bëhet qejfi që është mirë dhe e lumtur”.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci