Të fundit

Daçiq: FIFA “dyfytyrëshe dhe me standarde të dyfishta”

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka vlerësuar si “hipokrit” faktin se Organizata Botërore e Futbollit (FIFA) ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj kombëtares së Serbisë, pasi në zhveshtoren  e saj në Mundial në Katar ishte varur një flamur që tregon Kosovën e mbuluar me flamurin serb me mesazhin “Nuk ka dorëzim”, transmeton Paparaci.

“Imagjinoni që Ukraina të thotë ‘Krimea është Ukrainë, nuk ka dorëzim’. A do ta dënonte dhe dëbonte dikush Ukrainën?”, pyeti Daçiq në televizionin serb të afërt me pushtetin “TV Përva” dhe shtoi se si shtet “nuk mund të reagojmë, sepse është në pyetje organizata sportive”.

Ai ka deklaruar se kjo flet vetëm për “hipokrizi” dhe pyeti se “çfarë ishte fyese” në mesazhin “Nuk ka dorëzim”?

“Çfarë është ofenduese që dikush thotë nuk ka dorëzim? Pra, çfarë duhet të thonë, se do të dorëzohen? Së dyti, ata po flasin për futbollin dhe “nuk ka dorëzim” i referohet ndeshjeve të futbollit. Ne humbëm kundër Brazilit dhe pritej që të humbim, por tani kemi ndeshje vendimtare me Kamerunin dhe Zvicrën”, ka pretenduar Daçiq.

Ai gjithashtu ka thënë se OKB-ja nuk e ka njohur Kosovën dhe se Serbia është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe anëtar i OKB-së, me “Kosovën dhe Metohinë si pjesë të saj”.

“Çfarë ka që nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe që është fyese? Ky është një tregues se si nuk ka parime, por standarde të dyfishta”, ka pretenduar Daçiq./Paparaci

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci