Të fundit

Rektori Qerimi uron 28 Nëntorin

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Qerim Qerimi, ka uruar me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit.

Përmes urimit të tij, Qerimi ka thënë që kjo ditë shënon një ndër festat më kuptimplote të kombit tonë.

Tutje Qerimi ka thënë që Dita e Flamurit Kombëtar paraqet njërën ndër datat më të rëndësishme në kalendarin kombëtar  “të cilën tash e 110 vjet, e festojmë me shumë ngazëllim dhe krenari”.

“Ky muaj, i mbushur me data të shënuara për popullin shqiptar, përveç që na sjell momentet e festës, na bënë të rikujtojmë aspiratat, vlerat dhe vizionin tonë kombëtar. Ky vizion vështirë do të bëhej i mundur pa kontributin e pashoq të universiteteve. Edhe Universiteti i Prishtinës, për mbi pesë dekada që nga themelimi, duke krijuar kuadrot intelektuale dhe profesionale të vendit, i ka shërbyer vizionit për liri dhe shtet-ndërtim dhe mbetet i palëkundur në misionin e tij human, intelektual dhe institucional të përparimit dhe zhvillimit shoqëror, duke luajtur rol qendror në formësimin e vlerave shoqërore, plotësimin e nevojave dhe realizimin e aspiratave të tij”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci