Të fundit

Vuçiq: I jam mirënjohës Kurtit, çështja Kosovës edhe për mua ka mbaruar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në Norvegji tha se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se për të çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar, atëherë është mirë, teksa shtoi se i është mirënjohës atij.

Ai u shpreh se çështja e statusit të Kosovës ka përfunduar edhe për të.

“Unë mbështetem në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në Rezolutën 1244. Situata në veri dhe kudo në provincë, fjalë për fjalë po vlon. Njerëz vlonin, gjithandej, nuk do të flas as për Metohinë. Ata keqtrajtojnë, torturojnë njerëzit. Kur i bashkon të gjitha, kupton se është një persekutim sistematik, njerëzit kanë shpirt, thonë mjaft më mjaft. Kurti i referohet gjithçkaje që i përshtatet, në asnjë mënyrë nuk i përmbahet asaj që është nënshkruar në Bruksel. QUINT-i gjithmonë do t’i mbështesë shqiptarët në Kosovë, është fëmija i tyre, nuk ka asnjë pritje nga ana jonë”, tha ai, raporton KO, transmeton Paparaci.

Ai ka theksuar se shqiptarët mendojnë se problemet në veri të Kosovës mund t’i zgjidhin me njësinë speciale, “por nuk e kuptojnë se vetëm po e inkurajojnë popullin serb që të jetë absolutisht kundër dhe gjithnjë e më i vendosur kundër tyre”.

Ai shtoi se nuk mund ta shantazhojnë me asgjë, ndërsa deklaroi se “e vetmja gjë që mund ta shantazhojnë është Serbia”.

Video nga Paradoks

"I sheh kojshiket me paketa, me kaçika": Valoni flet për pulat e alkoolin, tregon rastin nga rinia e tij - "Gërditna prej mishit t'pulës".

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci