Të fundit

Kamioni “bën petë” ambulancën, vdes shoferi dhe pacienti

Një tragjedi ka ndodhur në zonën e Ankonës, në Itali, përgjatë kryqëzimit midis daljes veriore dhe SS76.

Një kamion u përmbys dhe stypi një ambulancë të Kryqit të Kuq dhe një makinë.

Shoferi dhe paciienti brenda ambulancës humbën jetën, ndërsa shoferi i makinës tjetër u plagos rëndë.

Drejtuesi i kamionit ka mbetur i padëmtuar por në gjendje shoku.

Kryqëzimi që lidh rrugën shtetërore 76 “della Val d’Esino” dhe autostradën A14 është mbyllur përkohësisht.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, policia rrugore dhe ambulancat, shkruan abcnews, transmeton Paparaci.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci