Të fundit

“S’kisha uniformë..”, Haradinaj rrëfen për daljen e parë publike të UÇK-së

Ish-gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ishte nisur i veshur si civil 25 vjet më parë, në ditën kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli në skenë për herë të parë.

Haradinaj në një intervistë në Frontal të T7 ka thënë se më 28 nëntor 1997, Musë Jashari ia dhuroi uniformën e tij, transmeton Paparaci.

“Unë kam qenë i veshur civil. Pak para se me u nisë, thanë me shku na të tre. Unë thash s’e kam uniformën me vete”, tregon Haradinaj.

“Këto uniforma i kemi pru bashkë me Mujën (Krasniqin) dhe Rexhën (Rexhep Selimin) në Kosovë. Kanë qenë zvicerane”, tha Haradinaj.

Dalja e parë publike e UÇK-së u bë në varrimin e Halit Gecit, mësuesit të shkollës së Llaushës.

Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi ishin të parët që dolën për herë të parë publikisht para opinionit publik.

Ai tregoi gjithashtu në detaje se si ishin organizuar dhe si u shkrua teksti që ishte lexuar atë ditë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci