Të fundit

“Keni shumë çka me përmirësu”, Ismaili viziton krerët e UÇK-së – tregon çka i tha Veseli

Ish-deputeti i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se festën e 28 Nëntorit e ka kaluar në Hagë me ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe ish-krerët e tjerë të UÇK-së që po mbahen atje, përveç ish-presidentit Hashim Thaçi, pasi thotë se nuk pati mundësi ta shohë.

“Sendviçat e drekës i bëmë bashkë, e muhabeti i mirë i bëri edhe ma të shijshëm. Unë flisja dhe e kujtoja të kaluarën, por ai si gjithmonë ma i interesuar me folë për të ardhmen. E kushdo që e njeh nga afër, e din që nuk të len me ikë pa një fjalë të mirë”, tha ish-ministri i Shëndetësisë.

Ai e përcjelli edhe një mesazh të Kadri Veselit nga Haga.

“Keni shumë çka me përmirësu në Kosovë, e kjo duhet të ja u definojë patriotizmin që me punu për të mirën e shtetit e mos me koritë familjen”, më tha Veseli, thotë Ismaili.

“Fati deshi që kësaj radhe të takoj edhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Rexhës ia urova festën dhe e përgëzova për ekspozitën që e ka hapë në Prishtinë. I erdhi mirë që ekspozita e tij është pritë mirë dhe më qerasi me një kafe. Pastaj e takova edhe bacën Jakup me familjen e tij që gjithashtu kishin ardhë për vizitë”, shtoi Ismaili.

“E takova edhe Hysin që e kishte pasë një operacion tepër të vështirë para disa javësh si pasojë e plagëve të luftës. Djemtë e Hysit më treguan edhe për problemet me vizat 3 ditore që po i lëshohen për me vizitu babanë e tyre. Padrejtësi mbi padrejtësi. Në fund e takova edhe Nasimin që kishte përgatitë ushqim tradicional për festë, por që nuk arrita ta provoj sepse koha e vizitës më përfundoi”.

“Më mbeti shumë merak që nuk e pashë Presidentin Thaçi kësaj here, sepse ashtu do të ishte kompletu vizita. E planifikova që herën e ardhshme ta takoj enkas. U ndava nga Kryetari Veseli duke mendu se qysh Zoti i ka beku me karakter të pathyeshëm. Me buzëqeshje si gjithëmonë “Të fala andej, na jemi shumë mirë, ju mbajuni të fortë!”. Ne me u ba të fortë?! Derisa vështirësia e situatës edhe njëherë është mbi supet e tyre, ata sërish na demonstrojnë se si duhet përballur me sfidat që na ballafaqon jeta, e në veçanti mbrojtja e interesave kombëtare”, u shpreh Ismaili.

“Gëzuar 28 Nëntorin nga Haga ku po mbahen të burgosur disa burra krenarë për një kohë kur ishin djem të ri që luftuan kundër robërisë e për lirinë e Kosovës”, përfundoi Ismaili.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci