Të fundit

Faik Rexhepi – simboli i rezistencës kundër regjimit serb shkrihet në bronz

Skulptura “këmbëkryq” e trimit, Faik Rexhepit tash e tutje është vendosur në sheshin e Prishtinës.

Këtë vepër e ka jetësuar 20-vjeçarja, Eliza Shala, pikërisht më 28 nëntor, datë kjo e rëndësishme për popullin shqiptar.

“Në qëndresën paqësore në Kosovë të vitit 1990, në rrëmujën e ndjekjes nga policia e regjimit serb, protestuesi Faik Rexhepi ulet këmbëkryq duke peshuar kokën në dorë, me të vetmen shpresë e besim në mrekulli, se ai do të lihej i qetë në të drejtën e tij”, ka shkruar ajo.

Në protestat paqësore të vitit 1990, Faik Rexhepi nga Presheva por me banim në Prishtinë, kishte dalë për të protestuar bashkë me shqiptarët tjerë të Kosovës.

Ai kishte vendosur të ulej në tokë para hotelit Grand, këmbëkryq duke i rezistuar dhunës dhe brutalitetit të regjimit serb.

Natyrisht ky imazh nuk i kishte ikur fotografit të njohur, Hazir Reka.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci