Të fundit

Geci: Rugova nuk urrehej në familjen Jashari

Një prej ushtarëve të parë të UÇK-së dhe bashkëluftëtarëve më të afërt të komandantit Adem Jashari, Xhevahir Geci është rrëfyer ekskluzivisht në Pressing të T7.

Ai ka thënë se ish-lideri i LDK-së, Ibrahim Rugova nuk urrehej në familjen e Adem Jasharit, ndërsa ka thënë se fotografinë e Rugovës e kishte mbajtur në dhomën e ndejës deri në vitin 1998, kur i ishte djegur shtëpia.

Ai ka thënë se Kosova nuk do të çlirohej me llafe e politike, por duke ia kthyer pushkën Serbisë.

“Kosova nuk çlirohet me llafe e politike. Serbit duhet me ia kthy pushkën. Për me u bindë mirë, e pamë edhe NATO-n, 76 ditë e bombardoi dhe nuk donte me u tërheqë nga Kosova”, ka thënë ai.

Ai ka thënë politika e Rugovës e kishte afirmuar ndërkombëtarisht çështjen e Kosovës, por ka vlerësuar se ishte dëshpëruar nga një deklaratë e tij në 1997-ën.

“Politika e Rugovës e ka afirmuar çështjen e Kosovës, e ka informuar botën që në Kosovë po zhvillohej një dhunë në të gjitha format. Rugova s’ka qenë i urryer prej kërkujt. As prej Adem Jasharit. Kur ke lufta në 27 nëntor ’97-ën vetëm ne e dinim se sa jemi të rrezikuar dhe me çfarë përballeshim, kurse politikanët në Prishtinë jepnin deklarata se ata kanë qenë të frustrum, që kanë mundësi të jenë njerëz të manipulum”, ka thënë ai në Pressing.

“Ajo na bënte neve të ndiheshim të demotivum. Në njëfarë forme s’kemi qenë të përkrahur nga politika pacifiste e Rugovës, por s’ka pasur as zëra atëherë që ta stopojnë apo ndalojnë politikën e saj”, ka deklaruar ai.

Geci ka thënë se e mbante në murin e shtëpisë së tij fotografinë e Rugovës.

“Unë ’98 qershor ose korrik m’u ka djegur shtëpia, fotografinë e Rugovës e kam pasur n’sallon ku kam jetu me familje. S’kam dashur ta heqë, edhe pse me 26-in e kam ndjerë veten shumë të ofendum”, ka thënë ai.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci