Të fundit

Kosova aplikon në dhjetor për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kosova pritet të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë muajit dhjetor të këtij viti.

Gazetari gjerman Michael Martens ka realizuar një intervistë me kryeministrin Albin Kurti për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për çështjen e targave.

Martens ka publikuar disa pjesë të shkurta të intervistës në Twitter, derisa thekson se Kosova në dhjetor zyrtarisht do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

E lidhur me këtë çështje, më 23 nëntor është mbajtur takimi i parë i Komisionit Ekzekutiv për Anëtarësimin e Kosovës në BE, e ku është miratuar qëndrimi zyrtar për aplikim në BE.

Takimi është mbajtur nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën gjeopolitike dhe zhvillimet tjera relevante.

“Komisioni konfirmoi përkushtimin dhe orientimin e vendit për integrim evropian dhe miratoi qëndrimin zyrtar të Republikës së Kosovës për aplikim në Bashkimin Evropian para fundit të këtij viti. Në takim u tha se Kosova ka për qëllim strategjik anëtarësimin në Bashkimin Evropian, dhe se këtë e ka dëshmuar përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit tash e gjashtë vjet, Agjendës për Reforma Evropiane, bashkëpunimin rajonal dhe pjesëmarrjen në programe të BE-së dhe formateve të ndryshme brenda saj”, thuhej në njoftim.

Anëtarët e komisionit gjithashtu diskutuan hapat e radhës të institucioneve vartëse deri te dorëzimi i aplikimit.

Ky komision ishte themeluar në mbledhjen e 94-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe funksionon si mekanizëm ndër-institucional, përgjegjës për përgatitjen e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Ndryshe, në fund të muajit tetor për vizitë në vendin tonë ishte presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Edhe në këtë takim, kryeministri Kurti ka thënë se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian para përfundimit të këtij viti.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të jenë të vetmit në Evropë që nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci