Të fundit

Ekzekutohet shqiptari në Gjermani, u qëllua në kokë

Në 42-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me armë në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit. Mediat gjermane shkruajnë se ngjarja ndodhi të hënën në mbrëmje.

Sipas informacionit të BILD, viktima ishte me biçikletë në pjesën jugore të qytetit kur u qëllua nga disa të shtëna pak para orës 20:00. Shqiptari u rrëzua i vdekur në mes të rrugës.

Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë.

“Ka ndodhur një vrasje”, ka konfirmuar deri tani një zëdhënës i policisë. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e krimit.

Policia ka rrethuar zonën ndërsa nga pamjet e sigurisë duket ende biçikleta e viktimës në vendngjarje.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci