Të fundit

​Musk planifikon të zgjasë ‘cicërimat’ deri në 1000 karaktere

Elon Musk po planifikon të zgjerojë kufirin e karaktereve të Twitter nga 280 në 1000 karaktere.

Këtë nuk e ka bërë me një njoftim direkt por si zakonisht duke iu përgjigjur pyetjes së një përdoruesi në rrjetin social.

Disa ditë pasi bleu Twitter për 44 miliardë dollarë, Musk tha se ishte i hapur për të lejuar përdoruesit të postojnë cicërime dhe video më të gjata.

Në mënyrë të veçantë, në përgjigje të pyetjes së një përdoruesi në lidhje me zgjatjen e kufirit të karaktereve në çdo cicërimë në 1000, Musk u përgjigj “është në listën e detyrave”.

Më parë, pronari i ri i platformës i kishte shkruar “ide e mirë” një përdoruesi i cili sugjeroi që rrjeti social të vendoste kufirin e karaktereve në cicërimë në 420 në vend të 280.

Twitter lindi me 140 karaktere dhe më pas kaloi në 280 në vitin 2017. Kufiri i karaktereve në cicërima ka krijuar gjithmonë debate mes përdoruesve, të ndarë mes atyre që i duan më të thata dhe atyre që do të donin më shumë hapësirë për të shkruar.

Qe nga blerja e rrjetit social, Musk ka transmetuar disa ndryshime. Më i dalluari është lançimi i Twitter Blue, një shërbim abonimi, i cili i ngarkon përdoruesit 8 dollarë në muaj për shënimin blu, aftësinë për të postuar video më të gjata, për të parë më pak reklama dhe për të pasur postime me prioritet. /Ansa

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci