Të fundit

Argjentina mund të eliminohet në rast të barazimit, skenarët e mundshëm për kualifikimin tutje

Në Botërorin e Katarit sot do të luhen ndeshjet e xhiros së tretë në grupet C dhe D, pas së cilës do të shpallen edhe tre pjesëmarrës të tjerë në fazën e 1/8 e finales.

Fillimisht, në orën 16:00 do të dalin në fushë katër përzgjedhje nga grupi D. Pas dy raundeve, Franca siguroi kalimin në fazën eliminatore dhe tre skuadrat e mbetura po luftojnë për vendin e dytë, që çon në fazën e 16-të.

Takohen Australi – Danimarkë dhe Tunizi – Francë. Francezët kanë gjashtë pikë, Australia nga tre dhe Danimarka dhe Tunizia kanë nga një pikë.

Australia shkon në raundin e 16 me një fitore ndaj Danimarkës ose një barazim, me kusht që Tunizia të mos mposht Francën

Danimarka shkon në fazën e 16-të me fitore ndaj Australisë, me kusht që Tunizia të mos mposht Francën me diferencë më të madhe se ajo.

Tunizia shkon në fazën e 16-të nëse mposht Francën, dhe me një barazim mes Australisë dhe Danimarkës, ose nëse mposht Francën më bindshëm se Danimarka mund Australinë.

Në orën 20:00 luhen ndeshjet e grupit C mes Argjentinë – Poloni dhe Meksikë – Arabi Saudite dhe të katër skuadrat janë në garë për t’u avancuar. Polonia ka katër pikë, Argjentina dhe Arabia Saudite nga tre dhe Meksika një pikë.

Në këtë grup gjithçka është e hapur, madje në dy skenarë Lionel Messi mund të bëjë valixhet dhe të mbyllë kampionatin e fundit botëror duke u eliminuar në fazën e grupeve të kompeticionit.

Polonia avancon me një fitore ose një barazim me Argjentinën

Argjentina përparon me një fitore ndaj Polonisë. Në rast barazimi, ata duhet të shpresojnë që Arabia Saudite të mos mund Meksikën me një diferencë të madhe.

Arabia Saudite përparon me një fitore ndaj Meksikës. Në rast barazimi, ata duhet të shpresojnë në një fitore bindëse të Argjentinës ndaj Polonisë.

Meksika avancon nëse mund Arabinë Saudite dhe Polonia mund Argjentinën.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci