Të fundit

Haradinaj-Stublla: Partitë që e kanë nënshkruar Asociacionin të tregojnë qëndrimin e tyre

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga partitë konkretisht PDK dhe LDK, që kanë nëshkruar Asociacionin në të kaluarën që të sqarojnë pozicionin e tyre.

Haradinaj-Stublla ka shtuar se të njëjtit po duken qesharak, dhe se nëse kanë ndryshime në qëndrim nga e kaluara mund ta bëjnë opozitën rreth kësaj teme.

“Partitë që kanë nënshkruar Asociacionin, dhe që tani kanë liderë të tjerë, është mirë të sqarojnë pozicionin e tyre karshi së njëjtës – e tek nëse ka ndryshime në qëndrim/argumentim nga e kaluara, mund t’a bëjnë ‘opozitën’ rreth kësaj teme. Përndryshe po duken qesharak”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Kujtojmë se kohëve të fundit ka pasur shtim të presioneve nga ana e  ndërkombëtarëve ndaj Qeverisë së Kosovës, për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ndërkombëtarët kanë deklaruar se Kosova duhet të përmbushë kërkesat për krijimin e Asociacionit, i cili buron nga marrëveshja e Brukselit e nënshkruar më 2013.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në vitin 2013.

Më 2015, palët nënshkruan Marrëveshjen mbi parimet për formimin e këtij asociacioni.

Po atë vit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se disa pika të kësaj marrëveshjeje nuk janë në harmoni me frymën kushtetuese dhe se ato duhet të harmonizohen.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci