Të fundit

Kurti: Shumë serbë e dhanë betimin në Kosovë, por punuan për Beogradin

Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur edhe një fjalim, kësaj radhe më të shkurtër, duke ju përgjigjur deputetëve të partive opozitare, të cilët e kritikuan Kurtin në lidhje me sigurinë në veri.

Ai ka thënë se ka dy grupe serbësh në Kosovë, ata që punojnë për shtetin kosovar dhe ata që marrin urdhra nga Serbia, duke përmendur edhe Listën Serbe në këtë listë.

“Sa ka qenë i vërtetë ai betim, merret vesh sot. Dhe ka shumë serbë që e kanë dhënë betimin dhe po e kryjnë punën. Por ka shumë serbë që e kanë dhënë betimin, e kanë kryer punën e Beogradit, dhe ka të tillë që edhe këtu (në Kuvend) e dhanë betimin, por vazhdojnë ta kryejnë punën e Beogradit, i cili ju thotë “mos punoni për Kosovën”. Andaj unë nuk besoj që të gjithë serbët që e kanë dhënë betimin në të kaluarën, ne duhet t’i vendosim në të njëjtën kategori”, vlerësoi Kurti.

Ai ka kërkuar që këto dy grupe të mos barazohen.

“Janë dy kategori, nuk kemi pse i bëjmë bashkë. Ata vetë janë ndarë, ka shumë serbë që sot punojnë bashkë me shqiptarët dhe me të tjerët, e kanë dhënë betimin, s’e kanë dhënë dorëheqjen. Mos t’i barazojmë”, shtoi Kurti,

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci