Të fundit

Muja i LVV-së: Milan Radoiçiq nuk është më ‘kingmaker’ në shtetin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se ligjet e Kosovës dhe vendimet e qeverisë duhet zbatohen në çdo cep të territorit të vendit.

Ai në interpelancën e AAK-së ndaj kryeministrit Kurti në Kuvend, theksoi se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq nuk është më dhe nuk do të jetë “kingmaker” në shtetin e Kosovës.

“Radoiçiq nuk është më dhe nuk do të jetë ‘kingmaker’ në shtetin e Kosovës. Kosova është e interesuar që qytetarët e vendit në veri të ndihen mirë dhe bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë dhe avancimin e standardit të jetesës. Por kjo nënkupton edhe detyrimisht shkëputjen e krimit të organizuar nga politika”, tha ai, transmeton KP.

Siç tha Muja, institucionet e shtetit nuk mund të lirohen nga përgjegjësia e vendimmarrjes.

“Kosova ka përgjegjësi dhe obligime ndaj secilit të Kosovës. Ligjet e këtij Kuvendi, vendimet e Qeverisë duhet të zbatohen në çdo cep të territorit. Institucionet e shtetit nuk mund të lirohen nga përgjegjësia e vendimmarrjes”, shtoi Muja.

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci