Të fundit

Çitaku – Kurtit: “Mos na shit dushk për gogël”

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se deklarata e Borrelit ka ndryshuar për të keq.

Ajo i ka kërkuar Kurtit që ai siç shkruan Çitaku “të mos shes dushk për gogël”.

“Po Kryeministër, deklarata e Borell ka ndryshuar, por për të keq. Përderisa në versionin që ju e keni refuzuar ka qenë i përfshirë edhe kthimi i serbëve në institucione në veri të vendit, versioni që e pranuat pas 48 orëve, pasi u informuat nga Ambasadori Amerikan për zhvillimet në Kosovë, nuk e ka atë pjesë. Por e ka zbatimin e të gjitha marrëveshjeve, pra edhe asociacionin. Mos na shit dushk për gogël. Kaq për sot”, ka shkruar ajo.

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci