Të fundit

KQZ-ja kufizon shpenzimet e fushatës për zgjedhjet në KK të Zveçanit e Leposaviqit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të mërkurë ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Në këtë mbledhje KQZ-ja mori vendim për kufizimin e shpenzimeve të fushatës zgjedhore për subjektet politike që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat do të mbahen më 25 dhjetor 2022.

Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës (19 – 23 dhjetor) do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë, njofton Klankosova.tv.

Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna, sipas tabelës në vazhdim:

Në Leposaviq janë 13 mijë e 297 vottues dhe janë paraparë të shpenzohen 6 mijë e 648 euro.

Në Zveçan janë 6 mijë e 982 votues dhe janë paraparë të shpenzohen 3 mijë e 491 euro.

Po ashtu KQZ-ja ka zëvendësuar anëtarët e Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, emrat e të cilëve i gjeni më poshtë:

Video nga Paradoks

“S’ka vend ma t’fortë se Bellaqefci”: Valon Syla imiton e flet për turqit – “Si mongol, si Samurai”, këndon Poçarin e Ilir Shaqirit e tregon rastin komik me shqiptarët në Turqi.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci